Patton Boggs, përfaqëson Qeverinë në kontestin me ACP Axos
Prishtinë, 8 janar - Qeveria e Kosovës mori vendim për autorizimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për Pagesën e shpenzimeve administrative në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investive (ICSID) në kontestin e ngritur nga kompania ACP Axos.
Po ashtu, Qeveria mori vendim për angazhimin e kompanisë ligjore Patton Boggs për ndërmarrjen e veprimeve procedurale përgatitore me karakter urgjent pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investive (ICSID) në çështjen e ngritur nga kompania ACP Axos lidhur me privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Qeveria u zotua që për këtë kompani të ndajë shumën prej 17 mijë e 600 dollarëve.
Vendimi e paraqiti ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, i cili deklaroi se Qeveria ka autorizuar MZHE-në për pagesën e shpenzimeve administrative në Qendrën Ndërkombëtare për zgjidhjen e kontesteve investive per kontestin e ngritur nga kompania Axoc. Stavileci tha se duke pasur parasysh rëndësinë e ketij procesi dhe afatet e shkurta kohore që kanë mbetur, kërkoi nga kabineti qeveritarë miratimin e këtij vendimi, gjë e cila më pas edhe ndodhi.
Propozim vendimi për autorizimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për pagesën e shpenzimeve administrative në Qendrën Ndërkombëtare për zgjidhjen e kontekstve investive në kontekstin e ngritur nga kompania Acp AXOC. Ne para një muaji më saktësisht me datën 7 dhjetor kemi pranuar një urdhër të pagesës në kuadër të kësaj qendre ndërkombëtare për zgjidhjen e konteksteve investive në formën e avansit, ashtu siç bëhet edhe në proceset e tjera, pagesë e cila duhet të bëhet nga të dyja palët në procedurë në formën e shpenzimeve administrative në mënyrë që të nisë procesi. Duke pasur parasysh rëndësinë e tërë këtij procesi por edhe afatet kohore të cilat tashmë janë në dritën e kuqe të tyre ju ftoj që t a miratoni, tha Stavileci.
Ai tha se në pamundësi për të gjetur një kompani të tillë brenda vendit =janë detyruar që të angazhojnë një kompani të huaj.
MZHE me datën 29 dhjetor 2015 pranë Gjykatës së Arbitrazhit ka ushtruar kërkesë për shtyrjen të seancës së parë dëgjimore dhe veprimeve të parapara për muajin janar 2016.
Edhe pse nga arbitrazhi akoma nuk kemi pranur përgjigje me shkrim, përfaqësuesi i palës paditëse është deklaruar kundër kërkesës për shtyrje të seancës me insistim që seanca të mbahet me datën 1 shkurt 2016.
Përball kësaj situate MZHER për të parandaluar pasojat enorme dhe për të propozuar një zgjidhje të përkohshme për Qeverinë ka kontaktuar me përfaqësuesin e përkohshëm, kompaninë Patton Boggs, nga të cilët ka kërkuar që të dërgojnë një ofertë për marrjen e veprimeve të lartpërmendura me karakter urgjent. Oferta e tyre është në vlerë 17 mijë e 600 dollarë, të cilin i kërkoj Qeverisë së Kosovës ta aprovojë me shmangien e pasojave enorme financiare, tha Stavileci.
Edhe ky vendim së bashku me të parin morën dritën e gjelbër nga ana e kabinetit qeveritar.