27 Dhjetor 2024

Pas 23 vitesh, fillojnë fluturimet Zagreb - Beograd

Zagreb, 13 dhjetor - Pas 23 vjet ndërprerjeje, në aeroportin e Zagrebit “Pleso”, është ulur avioni i kompanisë “Air Serbia” nga Beogradi. Aeroplani i kësaj kompanie pritet që pasagjerët e dy qyteteve t\'i transportojë dy herë në ditë.

Linja e rregullt ajrore ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit këtë mëngjes u hap me uljen e avionit nga Beogradi dhe me pritje solemne në sallonin VIP të aeroportit “Pleso”, në Velika Gorica pranë Zagrebit. Dane Kondiç, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Air Serbia”, me këtë rast deklaroi se linja ajrore ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit do të mundësojë komunikim më të mirë për njerëzit e biznesit, si dhe shkëmbim më të mirë turistik dhe transit.

Avioni i “Air Serbia” në linjën Beograd-Zagreb do të fluturojë dy herë në ditë. Aeroplani nga Beogradi do të niset në orën 7:35 dhe 18:20, ndërsa nga Zagrebi në 10:05 dhe 20:40. Çmimi i biletës kthyese ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit do të lëvizë rreth nga 79 euro e më lartë. Lindja ajrore ndërmjet këtyre dy qyteteve është ndërprerë në vitin 1991, në fillim të luftës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)