Pakistan, rrëzohet avioni me 152 pasagjerë në bord
Islamabad, 28 korrik - Një avion pasagjerësh i linjës Air Blue është rrëzuar sot në afërsi të kryeqytetit pakistanez, Islamabad.
Në bord gjendeshin 152 persona, 146 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Lajmi bëhet me dije nga televizionet indiane të cilat duke cituar policinë shkruajnë se avioni mund të jetë rrëzuar për shkak të motit të keq.
Avioni ishte nisur nga Carachi drejt Islamabadit.
Kryeqyteti pakistanez është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe kushtet meteorologjike e vështirësojnë mbërritjen në vendin e aksidentit.
Kërkohet për të mbijetuarit.