06 Janar 2025

Pagesat e telefonisë mobile globale pritet të rriten 38 për qind

Taipei, 4 shkurt - Një raport i ri tregon se transaksionet e pagesave të telefonisë së lëvizëshme globale pritet të rriten 38 për qind këtë vit, duke tejkaluar shifrën prej 620 miliard dollarë amerikanë.

Firma hulumtuese me seli në Tajvan \"TrendForce\" raporton se rritja është nxitur nga zgjerimi i shërbimeve në Kinë të gjigandëve Apple dhe Alibaba.

Kompania Apple dhe ajo Samsung nënshkruan marrëveshje me China Unionpay në fillim të vitit, përmes të cilave lejohen konsumatorët të përdorin sistemin e pagesës me një përditësim të sistemit.

Ndërkohë Alibaba dhe Tencent kanë përmirësuar sistemin e sigurisë nëpërmjet shenjës së gishtave, për të forcuar pagesat me celular të konsumatorëve.

Kina është tregu më i madh në botë i celularëve, ku numri i përdoruesve arriti në fund të vitit të kaluar në 1.3 miliard. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)