Padi tjetër kundër PTK-së
Prishtinë, 11 tetor - Pas gjobës nga Autoriteti Regullativ i Telekomunikacionit për shfrytëzim të kundërligjshëm të brezit frekuencor, Postën dhe Telekomin e Kosovës e pret një padi në gjykatë.
Gjykata e tenderëve e ka udhëzuar kompaninë Astraplan për padi ndaj PTK-së, në një tender për renovimin e objekteve të kësaj ndërmarrjeje, shkruan Express.
Përveç gjobës, OSHP-ja kërkoi të ndëshkohen edhe zyrtarët përgjegjës në PTK, pasi qëllimisht kishin zvarritur aktivitetin e prokurimit Renovimi i objekteve të PTK në regjionin e Ferizajt, Prizrenit dhe Prishtinës.