26 Dhjetor 2024

Pacolli: Autostrada do të shkoj në Kamenicë

Prishtinë, 29 maj - Presidenti i Aleancës për Kosovë të Re (AKR) dhe kandidati i saj për kryeministër të vend, Behgjet Pacolli, i siguroi edhe një  herë qytetarët e komunës së Kamenicës se autostrada e re do të ndërtohet në drejtim të komunës së tyre.

Të mërkurën në mbrëmje presidenti Pacolli u tha qytetarëve të komunës së Kamenicës se me AKR-në ata më nuk do të jetojnë në një komunë të harruar por do të jetojnë në një ndër komunat më të zhvilluara të vendit.

“Qytetarëve të Kamenicës, që deri tash janë lënë anash nga të tjerët, i garantojë se  AKR do t’I kthej sytë nga ta dhe projekti I parë madhorë do të jetë ndërtimi i autostradës e cila lidh Kamenicën me autostradën e Kombit.\"

\"Me AKR-në Kamenica nuk do të jetë më “zorrë qorre”.  E kjo autostrade do te krijoj realitet të ri në komunën tuaj që në të ardhmen do të jetë një ndër komunat më të zhvilluara në vend”, u tha presidenti Pacolli qindra qytetarëve të mbledhur në hapje zyrtare të fushatës zgjedhore nga Dega e AKR-së në Kamenicë.

Nënpresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila, rikujtoi qytetarët e Kamenicës se ishin ministrat e AKR-së që punuan në qeverinë e kaluar me duart të pastra dhe në të mirë të qytetarëve. “Shikoni ministritë e udhëhequr nga AKR-ja, nuk kanë asnjë skandal dhe janë akuzuar asnjëherë për keqpërdorime.\"

\"Të gjitha të arriturat në këto katër vitet e fundit janë mërit e po këtyre ministrive. Edhe komuna e Kamenicës ka përfituar nga ministritë e udhëhequr nga AKR-ja dhe tani po bëhet me zonë industriale ku do të krijohen qindra vende pune”, tha Kusari Lila.

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, tregoi arsyet pse ka vendosur t’i kthehet politikës që e kishte lënë për katër vite.

“Unë e lash politikën. Por tani e pashë se duhej të bashkohem me vizionin e Behgjet Pacollit dhe të jap kontributin tim për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Dhe dua të them se në kohë lufte ka qenë Adem Jashari heroi ynë, patriot i vërtet, tani shohim se në paqe, heroi i gjallë patrioti i vërtetë është Behgjet Pacolli, një vizionar dhe personi i duhur për ta drejtuar vendin drejt zhvillimit ekonomik”, tha Kosumi.

Nënkryetari I komunës së Kamenicës, kandidat për deputet I AKR-së, Fatmir Matoshi, tha se në momente të veçanta, njerëzit marrin vendime të  dhe përgjegjësi për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

“Një moment I tillë ka ardhur për qytetarët e Kamenicës, I kemi katër kandidat të ranguar në 40 –shen e parë dhe kjo tregon rëndësinë që AKR i jep komunës së Kamenicës. Sot me shumë se kurrë, qytetarët kanë nevojë për përfaqësues te cilët u qëndrojnë afër, të cilët në agjendat ditore dhe afatgjatë së pari vendosin interesat dhe pritjet e qytetarëve, pa i tjetërsuar ato në artin e të bërit politikë. Kjo është e mundur vetëm nëpërmes komunikimit të vazhdueshëm me qytetarë, duke njohur shqetësimet dhe hallet e tyre, duke i kthyer ata në partner aktiv, dhe jo në vëzhgues te cilëve një herë në katër vite u kërkohet vota”, tha Matoshi.

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore, AKR-së iu bashkua ish kandidati I Vetëvendosjes për kryetar të komunës, Ardian Selishta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)