Pa rezultat kërkimet oqeanike për avionin MH370
Kualampur, 21 prill - Qendra australiane e bashkërendimit të kërkimit të avionit malajzian MH370 deklaroi të dielën se roboti nënujor \"Bluefin-21\" deri tani nuk ka gjetur asnjë gjurmë të avionit.
Ndërsa Qendra e Kërkimit Detar të Kinës njoftoi se anije kineze kanë kërkuar në një sipërfaqe prej 20 mijë km katrorë, por nuk ka ndonjë të dhënë për avionin e humbur.
Qysh nga 22 marsi, forca detare dhe ajrore australiane kanë zhvilluar kërkime në një sipërfaqe prej 3.63 milionë km katrore, pa gjetur asnjë gjurmë të avionit të humbur.
Zvministri i jashtëm malajzian Hamzah Zainudin ka deklaruar se kompania \"Malaysia Airlines\" do të dëmshpërblejë familjet e pasagjerëve të avionit të humbur dhe nëse do të jetë e nevojshme qeveria malajziane do të ofrojë ndihmën e saj për këtë.