22 Dhjetor 2024

Osmani vlerëson angazhimin e MI-së në menaxhimin e pandemisë

Prishtinë, 8 prill - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani e vizitoi sot Ministrinë e Infrastrukturës, për t’u informuar mbi hapat të cilët kjo ministri po i ndërmerr për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë, si dhe veprimet të cilat institucioinet e Republikës, përfshirë Kuvendin, mund t’i ndërmarrin për menaxhimin e mëtejmë të saj, sidomos pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ministri i kësaj ministrie, z. Lumir Abdixhiku, e njoftoi kryetaren për veprimet e deritashme të kësaj ministrie, me theks të veçantë për transportin që ata po organizojnë për kthimin e bashkatdhetarëve tanë, të cilët përkohësisht janë jashtë vendit dhe të cilët duan të kthehen në vend.

Kryetarja Osmani nënvizoi përkushtimin e Kuvendit që, në pajtim edhe me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, të punojë ngushtë me ministritë dhe komunat e vendit që t’i identifikojë dhe t’i bëjë ndryshimet e nevojshme për amandamentimin e legjislacionit të nevojshëm, për t’iu përshtatur situatës së krijuar, në mënyrë që shteti të mund ta menaxhojë në plotni këtë krizë.

Kryetarja Osmani ia përcolli ministrit Abdixhiku kërkesën e disa komunave, posaçërisht të komunës së Gjilanit dhe të Vushtrrisë, që, në rast shkurtimesh eventuale të investimeve kapitale, të mos preken projektet që ndërlidhen me furnizimin me ujë të pijshëm, duke ditur që këto komuna përballen me vështirësi në sigurimin e këtij burimi të domosdoshëm për jetën dhe rëndësinë që sigurimi i ujit ka jo vetëm për jetën e qytetarëve, por dhe për luftimin e pandemisë. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)