24 Dhjetor 2024

OSHP konfirmon përshtatjen e kritereve nga Ministria e Infrastrukturës

Prishtinë, 28 qershor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), përshëndet vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të datës 26 qershor 2013, në lidhje me tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale të Kosovës.

Vendim i OSHP-së vërteton në tërësi se kriteret në dosjen e tenderit kanë qenë diskriminuese për operatorët ekonomikë dhe janë përshtatur një kategorie të caktuar të operatorëve. Vlera e këtij tenderi ishte rreth 7.5 milion euro dhe dëmi potencial i buxhetit të Kosovës ishte i lartë.

KDI me datën 19 qershor 2013, kishte reaguar publikisht duke konstatuar që Ministria e Infrastrukturës (MI), i ka përshtatur kriteret operatorëve ekonomikë të cilët në tri vitet e fundit kanë kryer mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe regjionale në Kosovë.

Ky pretendim i KDI-së është vërtetuar edhe nga OSHP e cila e ka urdhëruar Ministrinë e Infrastrukturës që të heqë këto kritere diskriminuese për të mundësuar konkurrencë  të  drejtë dhe të lirë për të gjithë operatorët ekonomik.

Gjithashtu në këtë vendim është kërkuar që afati për aplikim të zgjatet edhe për 10 ditë, në mënyrë që tu mundësohet të gjithë të interesuarve pjesëmarrja në këtë garë.

Konsiderojmë se Ministria e Infrastrukturës ka manipuluar me opinionin publik në demantimin e saj që i ka bërë reagimit tonë, duke  konstatuar se kriteret nuk janë diskriminuese dhe se KDI po ndikohet nga një operator ekonomik.

Aty madje ishte thënë se edhe OSHP i ka dhënë përkrahje kritereve që ka përcaktuar MI në dosjen e tenderit, gjë e cila është nxjerr si konkluzion nga një vendim jo përfundimtarë i ekspertit të lëndës.

KDI i bënë thirrje me këtë rast MI-së që të zbatoj vendimin e OSHP-së dhe të sillet në përputhje me dispozitat ligjore të prokurimit publik për të mos diskriminuar operatorët ekonomik në kurrfarë baze.

Gjithashtu kërkojmë që operatorët ekonomik t’i denoncojnë në vazhdimësi rastet e tilla kur ata hasin kritere të cilat e dëmtojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme në fushën e prokurimit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)