OSBE kërkon pavarësi editoriale dhe menaxhim me të mirë në RTK
Prishtinë, 2 prill - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka mirëpritur rekomandimet e bëra sot nga Kuvendi i Kosovës për transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
E përgëzoj Kuvendin për hapat e ndërmarrë për të shqyrtuar performancën dhe financat e transmetuesit publik.\"
\"Është përgjegjësi e Kuvendit si institucioni kryesor mbikëqyrës në Kosovë që ti përgjigjet shqetësimeve të ngritura javëve të fundit në lidhje me RTK-në, tha Schlumberger.
Pres nga akterët relevant që të veprojnë shpejt dhe të adresojnë rekomandimet e Kuvendit. Pavarësia editoriale dhe menaxhimi i mirë janë parakushte themelore për një transmetues publik funksional e kredibil.
Rekomandimet vijnë pas shqetësimeve të ngritura kohët e fundit nga disa redaktorë dhe nga sindikata e RTK-së, si dhe disa përfaqësues politik, në lidhje me politikat redaktuese dhe menaxhimin e përgjithshëm të transmetuesit publik.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Ndihmon në ruajtjen e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes dhe përkrah zhvillimin e mediave.