23 Dhjetor 2024

OSBE e Policia e Kosovës lansojnë fushatën për siguri në trafik

Prishtinë, 28 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe policia e Kosovës do ta lansojnë sot një fushatë vetëdijesimi për sigurinë në trafik për vozitësit dhe këmbësorët.

Gjatë vitit të kaluar rreth 8.000 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve që lidhen me shpejtësinë në trafik, kurse 175 prej tyre kanë vdekur.

Për më tepër, gjatë dy viteve të fundit më shumë se 1.000 këmbësorë janë lënduar në aksidentet në trafik; 44 persona kanë vdekur, prej të cilëve 15 kanë qenë fëmijë.

Të dhënat tregojnë se shumica e aksidenteve që rezultojnë me vdekje dhe lëndime janë të shkaktuara nga mospërshtatja me kufizimin e shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe mospërfillja e rregullave të sigurisë për këmbësorët.

Kjo fushatë do të përdorë gjashtë vetura model të policisë së Kosovës - një mjet parandalues i shpejtësisë- dhe 300.000 fletëpalosje që ofrojnë këshilla për sigurinë në trafik në gjuhët shqipe, serbe, turke dhe angleze të cilat do të shpërndahen nga patrullat e policisë në tërë Kosovën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)