24 Dhjetor 2024

Operatorët e telefonisë serbe në Kosovë, deri më 2015

Prishtinë, 9 shtator - Një orë para mesnate, para ndërtesës së Shërbimit të Jashtëm të BE-së, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha gazetarëve se ka përfunduar me sukses takimi i tij i radhës me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, dhe se palët kanë arritur marrëveshje për telekomin dhe energjetikën, transmeton Koha Ditore.

Arritjen e marrëveshjes për telekomin dhe energjetikën e konfirmoi në deklaratën e saj edhe ndërmjetësja e takimit, Catherine Ashton.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është arritur vetëm marrëveshja për telekomin dhe energjinë, por nuk ka dhënë hollësi. Kurse kryeministri i Serbisë, Daçiq, ka thënë se Serbia ka arritur maksimumin e asaj që ka kërkuar.

Ai ka thënë se Kosova do të mund të marrë një kod treshifror telefonik porse thirrjet nga Kosova në, siç u shpreh ai, “Serbinë qendrore“ do të konsiderohen si thirrje lokale.

Kryeministri i Serbisë tha se sa i përket telekomit Kosova do të mund të kërkojë në përdorim të përkohshëm një kod telefonik ndërkombëtar treshifror, por shtoi se “për jetësimin e kësaj do të kalojnë disa vjet”.

Daçiqi po ashtu tha se “operatorët mobilë të Serbisë do të mund të vazhdojnë të operojnë në territorin e Kosovës sikur edhe deri më tash derisa të mos shpallet një tender për operator mobil në Kosovë, që nuk do të ndodhë para vitit 2015“.

Për këto marrëveshje është parafuar, janë vënë inicialet, një dokument nga ana e dy kryeministrave. Edhe pse askush nuk e ka saktësuar se cili do të mund të jetë kodi i telefonisë që do të mund ta marrë Kosova, më së shumti është përmendur ai +383.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)