OEK kërkon ndërtimin e hekurudhës me Shqipërinë dhe rrugën Prizren-Tetovë
Prishtinë, 25 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka kërkuar nga Qeveria e Repulikës së Kosovës të filloj sa më parë ndërtimin e hekurudhës me Shqipërinë si dhe fillimin e ndërtimit te një arterie te re e cila do ta lidh Kosovën me Maqedoninë dhe ajo ka te beje me rrugën Prizren-Tetovë.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë së komuniteti i biznesit do t'i dorëzoj një kërkesë qeverisë ku do të kërkoj ndërtimit e këtyre dy projekteve.
"Brenda kësaj jave do të mbahet një takim me Ministrin e Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, në të cilin komuniteti i biznesit do të kërkoj dy veprime konkrete te cilat duhet te futen ne agjendën institucionale", ka thënë Gerxhaliu.
Ai ka thënë se E para është qe ministri Limaj te bej presion me homologet e vet ne Shqipëri për funksionalizimin e hekurudhës e cila do ta lidh Kosovën me bregdetin shqiptar, që besoj qe është e një rëndësie te veçante jo vetëm ne aspektin turistik, po edhe ne atë ekonomik."
Gjithashtu sipas tij e rëndësishme është edhe fillimi i ndërtimit te një arterie te re e cila do ta lidh Kosovën me Maqedoninë dhe ajo ka te beje me rrugën Prizren-Tetovë.
"Duhet te kërkohen forma qe fonde te ndryshme evropiane te jene ne dispozicion për implementimin e këtyre projekteve, pasi që nuk duhet gjithmonë te rendohet vetëm buxheti i Kosovës. Infrastruktura duhet te jete një nder faktorët kryesor qe do ta ngrit atraktivitetin e Kosovës qofte për tërheqje te investimeve qofte për përmirësimin e ambientit biznesor ne përgjithësi mendoje se këto dy projekte janë te një rëndësie te veçante, është shprehur Gerxhaliu.