23 Dhjetor 2024

OEDSH: Mërgimtarët padrejtësisht blejnë kartonin e sigurimit

Prishtinë, 17 korrik - Oda Ekonomike e Diasporës Shqiptare (OEDSH) shpreh publikisht pakënaqësinë e saj me padrejtësinë që po u bëhet mërgimtarëve tanë me sigurimet e panevojshme dhe gjithashtu edhe në investimet e tyre në Kosovë.

Mërgimtarët sipas OEDSH-së vazhdojnë padrejtësisht të blejnë kartonin e sigurimit të veturave në Kosovë.

\"Është padrejtësi juridike dhe morale që u bëhet mërgimtarëve tanë me kartelat e sigurimeve në pikat kufitare të Kosovës\", thekson Bordi i OEDSH-së.
 
Ata që hyjnë në Kosovë me targa të huaja, për dy javë qëndrim paguajnë 50 euro, apo 70 euro për një muaj. Për dy muaj kushton 110 euro, ndërsa për gjashtë muaj 250 euro.

Kompanitë e huaja që i sigurojnë mërgimtarët tanë sipas OEDSH-së ju ofrojnë të njëjtëve sigurim të automjetit në Kosovë dhe është e pakuptimtë t\'i detyrosh ata të blejnë dobel police (policë të dyfishtë) në kufi, sepse ai e ka një sigurim të veturës, e që në çfarëdo rasti e mbulon kompania e tij në perëndim.

\"Por jo, thonë zotrinjtë e sigurimeve në Kosovë - ne duhet t\'ua shesim juve patjetër edhe një policë shtese, e cila në rastin më të mirë të kompensimit të dëmit nuk mbulon më tepër se 20%.\"

Problemi qendron te Kosova, e cila nuk është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Sigurimeve për t\'ju mundësuar qytetarëve të vet me tabela RKS një karton të gjelbërt por mërgimtarët tanë nuk e kanë këtë problem sepse shtetet nga ata vijnë janë të gjitha të pajisura me kartona të gjelbërt që i mbulon në tërë Evropën dhe më gjerë.

OEDSH vlerëson se mbetet shumë i pakuptimtë arsyetimi i Kosovës se ne nuk e pranojmë policën e kompanive Gjermane apo Zvicrrane kur ajo policë merr përsipër çdo dëm që shkakton ngasësi i automjetit kudo në Evropë dhe në Kosovë.

\"Prandaj ti ske çka ta pranosh apo ta refuzosh, ske asnjë lidhje me të, por thjesht e bllokon mërgimtarin në kufi, ja merr paratë në emër të sigurimit atij i cili të sjell brenda vitit mbi 600 milion euro, ai i  cili të mbanë gjallë, ai cili ta ka financuar lirinë dhe ti sot e vjedh dhe e largon nga vendi i tij.\"

E njëjta padrejtësi sikurse me pagesën e sigurimeve, mërgimtarëve tanë po u bëhet edhe në gjitha sferat tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)