Numri i viktimave nga mbytja e anijes në Kinë rritet në 431
Pekin, 7 qershor - Deri në mesditën e së shtunës, u konfirmuan 431 persona të vdekur nga mbytja e anijes "Ylli Lindor".
Trupi i pasagjerit më të vogël është gjetur, por i pajetë. Forcat e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për trupat e tjerë.
Zv/drejtori i Zyrës së Shtypit i Këshillit të Shtetit të Kinës Hu Kaihong u tha gazetarëve se deri në orën 12 të së shtunës, numri i të vdekurve u rrit në 396, 14 mbetet numri i të shpëtuarve, ndërsa 46 njerëz të tjerë mbeten ende të humbur.
Shefi i shtabit të ushtrisë të provincës Gangdong, Liu Xiaoëu, njoftoi se pasagjeri më i vogël, një vajzë 3-vjeçare, u konfirmua e vdekur. Sipas tij, trupat e viktimave janë shënuar me numra dhe regjistruar.
Komandanti i Forcave të Policisë së Armatosur të provincës Hubei, Zhou Xuguang, tha se ekipi i shpëtimit ka llogaritur ritmin e rrjedhjes së lumit Jance dhe ka gjetur 6 trupa afro 200 km larg vendngjarjes.