Numri i pasagjerëve i Linjave Ajrore Turke arriti në 48.3 milionë

Stamboll, 15 tetor - Numri i pasagjerëve të Linjave Ajrore Turke (THY)në 9 muajt e parë vitit 2016 me 3.9 për qind rritje arriti në 48.3 milionë.
Numri i rritjes së pasagjerëve u realizua në 4.4 në fluturimet përbrenda Turqisë dhe 3.5% në fluturimet jashtë shtetit.
Ndërkohë që përqindja e mbushjes së avionëve gjatë periudhës kohore janar-shtator ra me 4.2 pikë dhe u realizua në 74.55, numri i pasagjerëve për jashtë shtetit në Business Class nuk pati ndryshim.
Edhe në numrin e pasagjerëve tranzit nga jashtë shtetit drejt jashtë shtetit krahasuar me periudhën janar-shtator 2015 është siguruar një rritje 17.9%.
Ndërkohë që numri i avionëve të vendosur të pasagjerëve të Linjave Ajrore Turke në periudhën janar-shtator 2015 ishte 340.860 në të njëjtën periudhë të vitit 2016 u rrit me 4.8% dhe u rrit në 357.136.
Ndërkohë që në fund të muajit shtator të vitit 2015 numri i qyteteve që kishte fluturuar kjo linjë ajrore ishte 277 në fund të shtatorit të vitit 2016 ishte 291.
Numri i qyteteve brenda vendit që fluturojnë Linjat Ajrore Turke nga 48 u rrit në 49 kurse jashtë shteti numri i qyteteve nga 229 u rrit në 242.
Ndërkohë që në fund të muajit shtator të vitit 2015 numri i avionëve ishte 298 në fund të shtatorit të vitit 2016 ky numër u rrit në 333.
Numri i avionëve të gjerë nga 71 u rrit në 86 ndërsa numri i avionëve të ngushtë nga 217 u rrit në 237.