Nuk arrin të kompletohet komisioni hetimor për PTK-në
Prishtinë, 3 tetor - Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës është formuar komisioni për hetimin e procedurës së privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së, mirëpo me mungesë kuorumi ky komision nuk është kompletuar.
Formimi i komisionit parlamentar lidhur me hetimin e procesit të privatizimit të 75 % të aksioneve të PTK-së, ishte e vetmja pikë e rendit të ditës e seancës së sotme të jashtëzakonshme e cila u bojkotua nga deputetët e pozitës.
Krye-parlamentari Jakup Krasniqi tha se me Kushtetutë 40 deputët kanë të drejtë të formojnë komisionin në fjalë, edhe pse me rregullore të punës kjo bëhet me prezencën e shumicës së deputetëve.
Rregullorja e punës së Kuvendit thotë se kryesuesin dhe anëtarët i zgjedh Kuvendi me shumicën e votave, dhe këtu natyrisht kemi një ndeshje me atë që shkruan Kushtetuta dhe asaj që shkruan rregullorja e punës së Kuvendit. Por ne rastet e tilla Kushtetuta duhet ta ketë fuqinë më t137 madh. tha ai.
Ismet Beqiri shef i grupit parlamentarë të LDK-së, arsyetoi thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.
Duhet të bëhet hetimi i procedurave të ndjekura për procesin e tërësishëm të privatizimit që nga shpallja e interesit deri te publikimi i kompanisë kinse më të mirë ofertuese si dhe kërkesa për përmbyllje me miratim në Kuvend të Republikës së Kosovës. Privatizimi i 75 për qind të aksioneve të PTK-së është një proces i cili ka kaluar nëpër procedura të parregullta dhe besohet edhe për mundësi të mëdha manipulimi,tha Beqiri.
Ndërsa Visar Ymeri nga Vetëvendosje mungesën e deputetëve të pozitës e quajti të qëllimshme.
Ata duan ta fshehin të vërtetën prapa AXOS dhe prapa procesit të privatizimit sepse e dinë që ky është proces i korruptuar, është proces i manipuluar sepse e dinë , në fakt kanë qenë pjesë ë një puci qeveritar i cili është i jashtëligjshëm,tha Ymeri .
Ndërsa ardian Gjini nga AAK-ja tha se privatizimi i PTK-së duhet të hetohet thellësisht.
Ky komision hetimor duhet të shkojë pak edhe më tutje, duhet të kthehet edhe më herët, jo vetëm te rasti i fundit i privatizimit, sepse proceset e mëhershme kanë qenë edhe më problematike se sa rasti i fundit i AXOS. Proceset e mëparshme ka pasur raste që persona fizik kanë negociuar në emër të qeverisë së Kosovës që është tepër problematike , u shpreh Gjini.
Për një hetim që nga fillimi i këtij procesi ishte edhe Muhamet Musatafa i propozuar për kryesues të këtij komisioni.
Roli ynë është që të kthejmë procesin në binar ligjor, që të demostrojmë gatishmërinë politike edhe të qeverisë, të pozitës dhe opozitës që gjërat të shkojnë sipas ligjit dhe sipas interesit më të mirë publik dhe sipas interesit të investitorit, th ai.
Megjithëkëtë në mungesë të kuorumit, kompletimi i këtij komisionit parlamentar për hetimin e privatizimit të PTK-së ka mbetur të bëhet në seancën e radhës.
/RTK/