Normalizohen fluturimet në Aeroportin e Prishtinës
Prishtinë, 13 shkurt Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), Adem Jashari, kanë filluar që të normalizohen fluturimet, pas anulimit të shumë fluturimeve ditëve të fundit për shkak të motit të lig që ka mbretëruar në Kosovë dhe në vende te tjera.
Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari, Fidan Ibrahimi, ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia, se sot në aeroportin Adem Jashari, në plan kanë qenë të realizohen gjithsej 11 fluturime, por 4 prej tyre janë anuluar.