Njolla vaji në motorët e avionëve A-380 të Qantas
Vjenë, 8 nëntor - Shoqëria ajrore australiane Wantas nuk do të nisë ditën e ardhshme për fluturim avionët e tipt Airbus 380.
Në motorët e aeroplaneve A- 380 janë parë njolla vaji, bëri të ditur shefi i firmës Alan Joyce, duke argumentuar vendimin.
Avionët me hapësirë të madhe qëndrimi, janë prodhuar për herë të parë në vitin 2007. Motorët e rinj nuk duhet të tregojnë shenja të tilla, sikur të jenë përdorur për një kohë të gjatë, tha Joyce.
Të enjten e kaluar një avion A 380 i shoqërisë ajrore Qantas u ndal në Singapur për shkak të dëmtimeve në motor.
Asnjë nga 459 pasagjerët që ndodheshin në bord nuk pati dëmtime, por rasti nxiti dyshimet për besueshmërinë e turbinave të prodhuara nga Rolls Royce.