Një kompani kineze investon në transportin ajror të mallrave në Europë
Bruksel, 16 janar - Një kompani kineze nga provinca Henan ka investuar në shoqërinë \"Cargolux Airlines International\" të Luksemburgut për të futur një shërbim të ri në transportin ajror të mallrave mes Kinës dhe Europës, bëjnë të ditur autoritetet vendore.
Kompania e aviacionit civil, zhvillimit dhe investimit nga Henani ka blerë 35% të stoqeve të kompanisë \"Cargolux\". Sipas marrëveshjes \"Cargolux\" do të hapë një rrugë të re të transportit ajror të mallrave nga qyteti Zhengzhou i provincës Henan në Luksemburg, si dhe do të krijojë një network që do të lidhë Azinë me Europën.
\"Cargolux Airlines International\" është kompania më e madhe e transportit ajror të mallrave në Europë dhe e 9-a më e madhe në botë