Një aeroplan zhduket në rrethinën e Shkupit
Shkup, 6 shtator - Një aeroplan komercial privat është zhdukur nga radari në afërsi të aeroportit të Shkupit, thonë nga MPB për Nova.tv.
Bëhet e ditur se aeroplani në fjalë i cili është nisur nga Trevizo i Italisë, është lajmëruar se do të ndalet në aeroportin e Shkupit për tu furnizuar me karburant, por në orën 17 e 40 ai është zhdukur nga radari i kullës së kontrollit në aeroportin Aleksandri i Madh.
Nga MPB bëjnë të ditur se bëhet fjalë për aeroplan provat të tipit Pajper, i cili kishte tabelat e regjistrimit gjermane, dhe me kapacitet prej gjashtë udhëtarëve.
Ekipi i MPB është në teren dhe në kërkim të aeroplanit të humbur.