Një aeroplan i vogël përplaset me qendrën tregtare në Australi
Melbourne, 21 shkurt - Një aeroplan i vogël është përplasur me një qendër tregtare, pranë aeroportit Essendon, në Melbourne të Australisë.
Avioni u përplas me Direct Factory Outlet dhe shpërtheu rreth orës 09:00, me orën lokale.
Është konfirmuar tashmë se avioni kishte pesë anëtarë në bord,të cilët kanë humbur jetën që të gjithë.
Dyshohet se viktimat ishin katër amerikanë që udhëtonin për në King Island dhe piloti australian.
Sipas autoriteteve vendase, qendra tregtare ka qenë e mbyllur dhe hapej për klientët në orën 10:00. Pikërisht ky shkak ka bërë që të shmangej një tragjedi shumë më e madhe në numër viktimash.