21 Prill 2025

Nisin punimet në rrugën që lidh fshatrat Strellc i Ulët - Isniq

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë së bashku me kryetarin e Komunës së Deҫanit, Rasim Selmanaj, inauguruan fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Strellc i Ulët – Isniq  në komunën e Deҫanit.

Ministri Zharku uroi banorët e këtyre fshatrave për rrugën e re duke i falënderuar ata për mikëpritjen e tyre.

“Ndërtimi i kësaj rruge e financuar nga Ministria e Infrastrukturës ka një rëndësi të veҫantë për të gjithë ne. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Deҫanit”, tha ministri Zharku.

Ndërsa, kryetari Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për përkrahjen e tij në realizmin e këtyre projekteve infrastrukturore në Deҫan.

Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 2923 metra, ndërsa kosto e këtij projekti do të jetë 242,368.11 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)