Nisin punimet në asfaltimin e segmentit Brezovicë - Prevallë
Prishtinë, 26 prill - Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA) ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar punimet në asfaltimin e segmentit Brezovicë - Prevallë.
Për këtë arsye MIA njofton se gjatë kësaj përiudhe ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugorë.
Kjo ndales e komunikacionit bëhet për shkak të asfaltimit të kësaj rruge në këtë pjesë.
Gjatë kësaj kohe qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë terësisht. Punimet do të vazhdojnë deri me 2 maj 2020.
MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.