Nisin punimet infrastrukturore në rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”
Prishtinë, 28 mars - Komuna e Prishtinës ka filluar punimet për rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe rregullimi i sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”, me ç’rast është mbyllur qarkullimi i makinave në këtë pjesë të qytetit.
Komuna bën të ditur se brenda të njëjtës kontratë është edhe rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Hajdar Dushi”.
Komuna thekson se do të punohet gradualisht, me fillim në segmentin afër kryqëzimit me rrugën “UÇK”, për të vazhduar tutje nëpër rrugën “Fehmi Agani” me kahje kah rruga “Hajda Dushi”.
Plani dinamik i punës parasheh që brenda 60 të përfundojnë të gjitha punimet.