Nisin procedurat tenderit për autostradës Prishtinë - Gjilan - Dheu i Bardhë
Prishtinë, 12 maj - Bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 08/143 të datës 28.04.2017 për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit të autostradës Prishtinë Gjilan Dheu i Bardhë, Komiteti Drejtues Ndërministror, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për aprovimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e segmentit Kyqja në R6 (autostrada Arbër Xhaferri) deri në Bresalc, në gjatësi prej 21.6 kilometrash të autostradës Prishtinë Gjilan Dheu i Bardhë.
Vendimi bazohet në projektin e aprovuar nga komisioni i Ministrisë së Infrastrukturës me raportin nr. 07 3403 të datës 24.04.2017.
Me anë të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës autorizohet që ti zhvillojë procedurat e prokurimit dhe lidhjen e kontratës për projektin e autostradës Prishtinë Gjilan Dheu i Bardhë në përputhje me Ligjin mbi prokurimin publik.
Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës është autorizuar që të themelojë Njësinë për Implementimin e Projektit.
Ky vendim është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministri i financave Avdullah Hoti si dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Gjatësi e përgjithshme e autostradës Prishtinë Gjilan Dheu i Bardhë do të jetë 47.1 kilometra.