25 Dhjetor 2024

Nisin hetimet për “Belle Air”

Tiranë, 8 dhjetor-  Prokuroria e Tiranës nëpërmjet Njësisë Task- Forcë ka nisur hetimet kryesisht ndaj kompanisë ajrore \'Belle Air\' për mashtrimin me biletat. Dyshohet se kjo shoqëri mund të ketë mashtruar dhe mund t\'u jetë shmangur gjithashtu edhe detyrimeve tatimore.

Çështja që bëri bujë pas protestës së udhëtarëve të mbetur në aeroportin e Rinasit, të cilëve kompania jo vetëm që iu mori paratë e biletave, por iu dogji edhe udhëtimin.

Me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla, është kërkuar të bëhet grumbullimi i gjithë dokumentacionit dhe në bazë të tij të verifikohen edhe shkeljet. Shumë prej qytetarëve shqiptarë, të cilët kishin zgjedhur të fluturonin me këtë kompani, jo vetëm që nuk morën paratë e tyre, por u detyruan të siguronin biletë tjetër për të shkuar në destinacionet e tyre.

Kompania “Belle Air” shpalli falimentin duke lënë në aeroport qindra qytetarë të cilët qëndruan aty me shpresën e kompensimit.

Fluturimi i tyre u realizua vetëm duke shtuar mbi 50 euro në biletën e ofruar nga një kompani tjetër italiane.

Nga ana tjetër kompania ajrore ka paraqitur edhe në Gjykatën Civile kërkesën për faliment, por jo me qëllim likuidimin e saj, por ristrukturimin deri në shlyerjen e të gjitha borxheve që i ka shtetit si dhe palëve të treta.

Sipas kompanisë, \'Belle Air\' ka një detyrim prej 51.7 milionë eurosh, ndërsa asetet e kompanisë vlerësohen në shumën 60.3 milionë euro.

Kompania ndërpreu fluturimet në fund të nëntorit. Prokuroria pritet të nis hetimet pikërisht për akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)