23 Dhjetor 2024

Nisin aktivitete shtesë për sigurinë rrugore gjatë sezonës verore

Prishtinë, 21 maj - Departamenti për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave i MPB-së në bashkëpunim me Departamentin për siguri rrugore të PK-së kanë filluar një raund takimesh në Drejtoritë rajonale ku temë diskutimi do të jetë siguria në komunikacionin rrugor.

Këto angazhime shtesë vinë si masë përgatitore i njësive të trafikut për përmirësimin e gjendjes në sigurinë e komunikacionit rrugor në prag të sezonës verore.

Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe do të zbatoj planet e përgatitura ekskluzivisht për sezonin veror, gjë që do të garantojë siguri më të madhe, si dhe shkelësve të rregullave të komunikacionit do tu shqiptohen gjoba konform Ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor.

Në kudër të këtyre takimeve, sot i njëjti u mbajt në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës – në njësinë rajonale  të trafikut në Fushë Kosovë ku ishin të ftuara edhe mediat.

Edhe pse statistikat nuk flasin për ndonjë gjendje alarmante, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës mbesin të përkushtuara për përmirësimin e sigurisë në komunikacionin rrugor në vend.

Përfaqësuesi i PK-së për Departamentin e sigurisë rrugore, kapiten Jeton Rexhepi theksoi se edhe këtë vit gjatë sezonës verore do të ketë angazhime shtesë nga njësitet e trafikut:

“PK-ja me fillimin e sezonës verore ka përgatitur një urdhër operative me emrin Sezona Verore i cili do të shpërndahet te të gjitha drejtoritë rajonale e që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së sigurisë në komunikacionin rrugor si dhe ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. Në bazë të këtij urdhri operativ do të shtohet numri i patrullave policore në lokacionet ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve si në vende turistike, pishina etj”.

Behar Ramadani, zyrtar i MPB-së duke folur për gjendjen aktuale të sigurisë në komunikacionin rrugor potencoi se theks i veçantë tani i kushtohet sezonit verorë ku numri i automjeteve rritet në rrugët e Republikës së Kosovës, dhe krahas kësaj edhe numri i aksidenteve:

“Synim yni dhe besoj synim i të gjithëve është që veturat përfundimisht t’i heqim nga shkaktarët e vdekjes.  Në një far mënyrë, të gjithë ne jemi përdorues të rrugës si në rolin e drejtuesit të automjetit, në rolin e këmbësorit, ose në rolin e pasagjerit pra për të gjithë ne problemi i sigurisë rrugore është një problem që na takon të gjithëve” – theksoi ndër të tjera Ramadani.

Në këtë takim u bart edhe apeli që vigjilenca dhe vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun që shkakton mosrespektimi i rregullave në komunikacion dhe tejkalimi i shpejtësisë, të ngritët edhe në nivel më të lartë kjo së pari për të evituar rrezikun për veten dhe të tjerët.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)