21 Prill 2025

Nishani: Autostrada Nish-Prishtinë-Durrës duhet realizuar

Tiranë, 8 tetor - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) është ndaluar në disa çështje, si tek ndërtimi autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, gazsjellësi Trans Adriatik,  marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, proceset integruese në Ballkanin Perëndimor,  fenomenin e largimit të shqiptarëve drejt vendeve Perëndimor, etj.

Kreu i shtetit shqiptar në kë të intervistë vlerëson se Pavarësia e Kosovës i shërben stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe se de fakto Serbia e ka njohur Kosovën.

Ai procesin e integrimit evropian e shikon si mekanizmin më të mirë të një lloj pajtimi, afrimi dhe  bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht fazave që ndodhen këto vende.

Nishani vlerëson se detyra dhe përgjegjësia e gjeneratës së sotme të politikbërjes dhe të vendimmarrjes është se si do të jetë Shqipëria në të ardhmen.

Ndërkohë ai ndalet edhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, duke i konsideruar shumë të konsoliduara dhe të shkëlqyera.

Presidenti i Shqipërisë gjithashtu jep vlerësimin e tij edhe për autostradën Nish-Prishtinë-Durrës, gazsjellësin TAP, etj.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nënvizuar rëndësinë e madhe që ka sipas tij procesi i Berlinit dhe vlerëson se lidershipi i Gjermanisë është fondamental dhe i pa zëvendësueshëm në këtë proces.

Ai e konsideron këtë proces jo vetëm politik, por edhe si një proces që lidhet me sigurinë, dhe me zhvillimin ekonomik, pa cilat nuk mund të ketë asnjëherë një politikë stabile, dhe një politikë që ti shërbejë paqes, për me tepër në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu vlerëson se Ballkanit Perëndimor në të shkuarën i ka munguar jo vetëm besimi tek njëri-tjetri, por është një rajon që ka përfshi në luftëra të tmerrshme vendet dhe popujt e këtij rajoni.

“Ndaj çështja e sigurisë, e paqes dhe kultivimit të fqinjësisë së mirë përmes dialogut janë të rëndësishme. Kështu që procesi  i Berlinit, duke ofruar në radhë të parë kontekstin e qenies në kontakt dhe trajtimit të projekteve të përbashkëta zhvillimore, që ndikojnë në radhë parë tek ekonomia, por edhe tek siguria e rajonit, shpresoj të ketë një perspektivë pozitive.\"

\"Rasti i projektit konkret, padyshim që është një projekt shumë i mirë, pozitiv dhe i rëndësishëm. Së pari Serbia ka një avantazh të madh sepse i krijohet një korridor i rëndësishëm i daljes në det, nga ana tjetër krijohet një mundësi komunikimi, sepse komunikimi i njerëzve e rrit besimin dhe fillon ta zëvendësojë të shkuarën e hidhur me një të ardhme optimiste dhe të orientuar tek bashkëpunimi”- u shpreh Nishani.

Presidenti Nishani vlerëson se në këtë projekt Shqipëria ka kryer një detyrë të rëndësishme të saj, pothuajse projekti nga pjesë e Shqipërisë është kryer nga investimi i qeverisë shqiptare përmes autostradës Durrës-Morinë , por edhe në pjesën e Kosovës ka nj ecuri të mirë të kësaj autostrade nga Vërmica drejt Prishtinës.

Ai konsideron se autostrada  Nish-Prishtinë-Durrës duhet realizuar, pasi është një projekt që sipas Presidentit Nishani ndihmon edhe Kosovën, edhe Serbinë edhe Shqipërinë.

“Nga ana tjetër unë besoj që krahas autostradës do ishte po aq e rëndësishme të kishim një projekt për ndërtimin e hekurudhës nga Durrësi drejt Prishtinës, edhe drejt Beogradit, sepse kjo hekurudhë do të kishte impakt shumë të madh, jo vetëm në këto tre vende, por do të kishte një impakt në Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, edhe në Maqedoni për ta nxjerrë atë drejt Bullgarisë, pastaj lidhur me Turqinë.\"

\"Çka do të thotë një rrjet i zhvillimit hekurudhor që do të ishte në afat mesëm dhe afat gjatë në kontekstin e bashkëpunimit ekonomik, lëvizjes së mallrave, shume herë më efikas se projektet  e veçanta që mund të bëhen brenda vendeve caktuara. Gjithashtu do të dëshiroja të shikoja në nj të ardhme të afërt  një mbështetje financiare dhe nisje të punës  për korridorin Blu, i cili është korridori Adriatiko-Jonian, që përmbledh një sëre vendesh, në mos themi shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)