Nis takimi Kosovë - Kroaci në fushën e transportit ndërkombëtar
Prishtinë, 6 korrik - Sot në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës do të fillojë takimi dyditor i Komisionit të përbashkët Kosovë-Kroaci, takim ky gjatë të cilit do të bisedohet lidhur me marrëdhëniet ekonomike në fushën e transportit midis dy vendeve, si dhe do të diskutohet projekt-marrëveshja për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave.
Kjo marrëveshje ka për qëllim avancimin e zhvillimit të tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve, promovimin e bashkëpunimit në fushën e transportit ndërkombëtar në suazat e ekonomisë së tregut, zhvillimin e intermodaliteteve të transportit e të tjera.
Takimi i Komisionit të përbashkët do të përfundojë të enjten, kur është planifikuar që të pala kosovare dhe ajo kroate të nënshkruajnë protokollin e takimit.
Me këtë rast ftohen mediet e shkruara dhe elektronike që ta përcjellin këtë takim me interes për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar të vendit tonë me vendet e tjera në fushën e transportit.