Nis shtrimi i asfaltit në stacionin policor kufitar-Dheu i Bardhë
Prishtinë, 30 maj - Sot nga ora 12:00, do të fillojë shtrimi i shtresës së dytë të asfaltit në stacionin policor kufitar-Dheu i Bardhë dhe për pasojë mund të ketë vonesa të mundshme në këtë pikë-kalim kufitar.
Punë-kryesi, i cili ka kryer të gjitha punët infrastrukturore, ka informuar policinë kufitare-Dheu i Bardhë për shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit dhe se kjo gjendje do të zgjasë duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 18:00 të datës 30 maj 2013.
Rajoni i policisë kufitare- Lindje do të bëjë përpjekje që komunikacioni të zhvillohet me vonesa sa më të vogla, duke lejuar qarkullimin në një korsi, por njëkohësisht kërkojmë edhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.