21 Prill 2025

Nis sanimi i pjesës së dëmtuar të rrugës afër liqenit të Badovcit

Prishtinë, 10 mars - Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve në sanimin e pjesës së dëmtuar në rrugën N25.2 Prishtinë-Graçanicë-Gjilan, afër liqenit të Badovcit, në të cilën si pasojë e rrëshqitjeve të trupit të rrugës, në vazhdimësi është dëmtuar dhe ulur pjesa e aslfatit, duke shkaktuar pengesa për qarkullimin e automjeteve.
 
Për të mundësuar zhvillimin normal të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës, kompania e kontraktuar nga MI, në bashkëpunim me menaxherin rajonal dhe ekipet mbështetëse të MI-së, kanë filluar ndërtimin e rrugës anësore, ku më pas do të sanohet pjesa e dëmtuar e rrugës me me kualitet të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë që është e mundur sipas projektit të kësaj rruge.
 
Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)