23 Dhjetor 2024

Nis rregullimi i rrugës malore për në Bistricë, Cerajë e Koshtovë

Mitrovicë, 21 prill - Komuna e Mitrovicës ka nisur rregullimin e rrugës malore në drejtim të fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Leposaviqit, e cila ishte bërë e pakalueshme pas reshjeve të para një muaji.

Në ndërkohë banorët e atjeshëm e kanë larguar edhe zhavorrin që ishte vendosur para dy dite si barrikadë në hyrje të rrugëve të tyre skaj magjistrales Mitrovicë-Leposaviq.

Për të parë gjendjen e banorëve dhe punimet që kanë filluar në rrugë, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati i shoqëruar nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka qëndruar të dielën në ato fshatra.

Ai tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë dhe do të jenë vazhdimisht afër banorëve të vet.

Kastrati sqaroi se rruga e cila ka filluar të rregullohet do të bëhet e kalueshme brenda ditës, ndërsa më pas do të vazhdoj puna në rregullimin e disa urave të vogla që janë shkatërruar nga reshjet e shiut.

“Jemi sot këtu për t’i siguruar këta banorë se ne do të jemi përkrah tyre dhe të njëjtën kohë të shohim edhe punët që janë duke u bërë në rrugë”.

Kryetari  Kastrati ka qëndruar edhe në vendin ku ishte hedhur zhavorri nga strukturat ilegale serbe pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e situatës.

Ai u shpreh i sigurt se gjendja do të filloj të normalizohet edhe për qytetarët e veriut.      

Në anën tjetër, banorët kanë falënderuar kryetarin Kastrati për mbështetjen e vazhdueshme. Lulzim Hetemi nga Bistrica, tha se kryetari i Mitrovicës me gjithë bashkëpunëtorë ju kanë dalur në ndihmë sa herë kanë pasur nevojë.

Ndërsa sa i përket problemeve, ai tha se pos telasheve që kanë për qarkullim, banorët ballafaqohen edhe me gjendje të rëndë sociale, meqë shumë pak prej tyre janë në marrëdhënie pune. Megjithatë ai shprehu vendosmërinë e banorëve për të qëndruar në trojet e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)