25 Dhjetor 2024

Nis programi për avionët pa pilot në BE

Paris, 20 nëntor - Tetë 8 vende të BE-së, mes të cilave Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Italia ranë dakord për një program bashkëpunimi për prodhimin e avionëve pa pilot.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë mbledhjes ekzekutive të Agjencisë Europiane të Mbrojtjes (EDA) pranë Komisionit të BE-së, që u zhvillua të martën në Bruksel.

Ekspertët europianë të mbrojtjes theksojnë se nisja e një programi të tillë është e pashmangshme, pasi SHBA-ja dhe Izraeli me teknologji të lartë zotërojnë pjesën dërrmuese të tregut ndërkombëtar. Prandaj, Europa duhet të përpiqet të ndjekë zhvillimin e tregut në këtë drejtim.

EDA-ja bëri të ditur se Europa i ka të gjitha potencialet për të qenë prodhuese e avionëve pa pilot rreth vitit 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)