Nis pajisja me tabela me kodin 07 për Gjakovën
Prishtinë, 5 janar - Qytetarët e rajonit të Gjakovës, ku përfshihen komuna e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës, nga sot edhe zyrtarisht filluan të pajisen me tabela të veturave me kodin nr. 07.
Pajisja e qytetarëve me këto tabela u bë pas nënshkrimit të udhëzimit administrativ nr. 19/2014 nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni.
Shpërndarja e tabelave të para për qytetarët e këtij rajoni është bërë nga Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj dhe nënkryetari i Komunës, së Gjakovës, Ramadan Hoti.
Ministri i Hyseni ka liruar nga taksa qytetarët e rajonit të Gjakovës, në rastet kur ndryshimi i tabelave ndodhë në momentin e vazhdimit të regjistrimit të automjeteve .