22 Dhjetor 2024

Nis ndërtimi hyrje daljes katër korsi Gjilan - Prishtinë

Gjilan, 30 korrik - Në Komunën e Gjilanit ka nisur sot pjesa e parë e projektit jetik të rrugës katër korsi Gjilan-Prishtinë, i cili financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nën garantimin e Qeverisë së Kosovës, në gjatësi prej 3 kilometra dhe me kosto prej 3.9 milionë euro.

Në këtë ceremoni të organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Infrasterukturës Arban Abrashi, Arianit Blakaj nga BERZH-I, zv.ministri i Ambientit dhe Ekonomisë, Rexhep Kadriu, deputetët nga ky regjion, përfaqësues të shumtë.

Kryetari Haziri ka theksuar se ky projekt është i rëndësisë së veçantë sepse këtë aks rrugorë e shfrytëzojnë rreth 70 përqind e qytetarëve të Gjilanit dhe regjionit.

“Falënderoj kryeministrin Hoti që së bashku me ministrin e Financave dhe të Infrastrukturës kanë mbyllur procesin me BERZH-in, i cili ka filluar para disa vitesh. Rruga “Madeleine Albright” është e rëndësisë së veçantë, përpos emrit që bartë, rregullon infrastrukturën nëntokësore dhe krijon një qasje dhe rregull krejt ndryshe me kushte të larta moderne. Në këtë projekt, pos asfaltimit e zgjerimit të rrugës, janë të parapara edhe investimet nëntokësore e ndriçimi, me ruajtjen edhe të impaktit në ambient, duke bërë kështu ndryshimet përfundimtare edhe në këtë zonë urbane që e lidh Gjilanin me kryeqendrën, Prishtinën”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej ka potencuar se “përveç autostradës, hyrje-daljet në Gjilan po rrumbullakësohen dhe po përfundojnë. Partnerët tanë në këtë projekt janë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Evropiane për Integrim dhe Zhvillim, që bashkarisht jemi në shumë projekte infrastrukturore”.

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës në kohën e vështirë të përballjes me pandeminë, është prezente dhe po punon vazhdimisht në të gjitha projektetet infrastrukturore sikur që është edhe aksi kryesor i hyrje-daljes së Gjilanit në drejtim të Prishtinës.

“Ky projekt do të realizohet në një kohë rekorde sepse është meritë e qytetarëve të kësaj zone ndër më të mëdhatë të qytetit të Gjilanit. Dy nivelet qeverisëse, qendrore dhe lokale, janë të angazhuara në këtë kohë për menaxhimin e situatës me pandeminë, por njëkohësisht edhe për mbështetje të sektorit privat për rimëkëmbje ekonomike."

"Investimet në infrastrukturë janë duke vazhduar njëkohësisht, fal edhe mbështetjes nga donatorët e shumtë që ka Kosova. Do të punojmë se bashku në të gjitha projektet që janë në interes të qytetarëve nga të gjitha Komunat e Kosovës”, ka thënë ai mes tjerash.

Ndërsa në fjalën e tij Arianit Blakaj, përfaqësues i  BERZH-it në Kosovë, ka thënë se  ky është projekti i parë që bëhet në infrastrukturë dhe ka kaluar nëpër procedura shumë strikte dhe ky është një projekt që hap rrugën edhe për shumë projekte të tjera, për implementim shumë më të shpejtë.

Blakaj, gjithashtu, ka konfirmuar fillimin e projektit në impiantin e ujërave të zeza dhe njëkohësisht angazhimin maksimal edhe për projektet e tjera që do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe një shembull i investimeve për të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)