08 Maj 2024

Nis hedhja e trarëve të urës me të madhe në Autostradë

 Prishtinë, 3 qershor - Sot në mesditë Bechtel Enka GP ka realizuar me sukses instalimin e transportuesit dhe hedhjen instalimin e trarit të parë të ures me të madhe në projektin e Autostradës së Kosovës, Rruga 7 “Ibrahim Rugova”.

Ela Ruci zëdhënëse e Bechtel - Enka (GP) ka bërë të ditur se ekipi nga Departamenti i Strukturave ka  nisur sot një prej aktiviteteve me te rëndësishme në urën 750 metër të gjatë e cila kalon mbi zonën industriale dhe konsiderohet zemra e autostradës.

Për përfundimin e plotë të kësaj ure do të nevojitet instalimi i 114 trarëve të gjatësisë 38 metra dhe me peshën prej 160 ton.

Kjo ure ndodhet në seksionin 8 te autostradës ku momentalisht po punohet me intensitet te plote ne seksionet e mbetura te projektit, 7-8 dhe 9.

"Deri në këto momente janë ndërtuar ne total nga departamenti i strukturave 14 Ura 20 Mbikalime, 16 Nënkalime ndërsa deri ne përfundim te projektit janë për tu përfunduar edhe 11 Mbikalime dhe 6 Nënkalime", ka thënë Ruci.

Projekti I Autostradës se Kosovës nisi punimet ne Prill 2010 dhe deri tani ka realizuar me sukses hapjen para afateve te 61 Km te Autostradës se Kosovës.

Mbi 700 kompani lokale janë angazhuar ne projekt per ndërtimin me sukses te kësaj vepre madhore infrastrukturore te pares se llojit te saj ne Kosove.

Projekti I Autostradës se Kosovës, Bechtel - Enka (GP) kete vit kane fituar çmimin Global “Projekti me i Mire”, duke konkurruar ne kategorinë e rrugëve te konkursit Boteror Projektet me te Mira, te organizuar për here te pare nga Engineering News Record (Regjistrimi i Lajmeve te Inxhinierisë Civile).

Çmimet jepen për te nderuar projektet me te mira globale ne fushën e ndërtimit dhe kompanitë qe i projektuan dhe i ndërtuan ato ne te gjithë boten.

Instalimin e pare ne Uren me te madhe ne projekt e ndoqën nga afër dhe zyrtare te larte te Ministrisë se Infrastrukturës.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)