24 Dhjetor 2024

Nis fushata për mbrojtje të mjedisit “Ndërtojmë Korridorin e Gjelbër”

Prishtinë, 2 gusht - Nesër në pikën kufitare të Vërmicës, Bechtel-Enka GP nis fushatën sensibilizuese në mbrojtje të mjedisit  “Ndërtojmë Korridorin e Gjelbër”.

Kjo fushatë që ka për qëllim vetëdijsimin e qytetarëve për një mjedis të pastër do të zhvillohet për pesë javë në kufirin me Shqipërinë dhe përmes mediave elektronike.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativës për mjedisin që Projekti ka nisur në verën e këtij viti. Aktiviteti i parë i kësaj iniciative ishte dhe vazhdon të jetë kthimi i depozitës së hirit në Obiliq në një kodër të gjelbëruar dhe të integruar me ambientin përreth.

Nga Organizata Botërore e Mjedisit ky vit është quajtur Viti i Tokës, ndaj dhe angazhimi i projektit këtë vit i është dedikuar asaj dhe ruajtjes së pastërtisë së mjedisit.

E kthyer tashmë në një traditë, projekti nis sezonin e verës me fushata në shërbim të komunitetit. Vitin e kaluar  në fokus ishte ruajtja e jetës dhe sigurisë në trafik përmes fushatës “Jo shpejtësis, Po sigurisë”.

Në këtë fushatë pritet të marrin pjesë dhe Ministri I Infrastrukturës z. Fehmi Mujota dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Dardan Gashi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)