Nis asfaltimi rrugës Melenicë-Zabërgjë dhe Koshtovë me Rrugën Nacionale
Prishtinë, 24 shtator - ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahiri, do të inaugurojë fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Melenicë Zabërgjë dhe asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Koshtovë me Rrugën Nacionale N-2.
Në orë 11.00, ministri Zharku do të takojë kryetarin Bahtiri në zyrën e tij në Komunë dhe më pas, së bashku do të bëjnë inaugurimin e këtyre rrugëve.
Asfaltimi i rrugës Melenicë Zabërgjë, që ka një gjatësi prej 6.6 kilometrash, ka një vlerë prej 707,746.89 , ndërsa asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën Nacionale N-2, që ka një gjatësi prej 1.7 kilometrash, do të kushtojë 211,075.21 .
Këto projekte do të investohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.