23 Dhjetor 2024

Nis asfaltimi i rrugës në Vllahi në Shalë të Bajgorës

Mitrovicë, 28 shtator - Ka nisur asfaltimi i rrugës 9-kilometërshe në fshatin Vllahi të Shalës së Bajgorës, njëri ndër fshatrat më të thella të këtij rajoni.

Ky projekt është mirëpritur shumë nga banorët e atjeshëm për shkak se kjo rrugë lidh me Mitrovicën edhe shumë fshatra të tjera.

Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në Komunën e Mitrovicës, Rasim Veseli, tha se ky projekt po realizohet me një investim prej 1.800.000 eurosh, që janë siguruar nga Ministria e Infrastrukturës.

“Ky është një ndër investimet më strategjike që ka bërë Qeveria e Kosovës në rajonin  e Shalës së Bajgorës”.

Ai tha se pritet që kjo rrugë që asfaltohet prej Stan Tërgut deri në Vllahi, lidh edhe fshatrat tjera si Melenicën,  Zjaqën etj. Theksoi se përfundimi i asfaltimit të kësaj rruge që është duke u realizuar nga kompania “Graniti Com”, pritet të kryhet  brenda 10 ditësh. 

Të kënaqur me fillimi e asfaltimit të rrugës shprehën banorët e Vllahisë dhe fshatrave përreth. Shashivar Begu, përfaqësues i fshatit Vllahi, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, Komunën e Mitrovicës dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre që të vij deri te kjo ditë që të filloj ndërtimi i kësaj rruge me rëndësi të madhe ekonomike, politike dhe strategjike.

Ai tha se megjithë vonesat prej fillimit të punëve, tash problemet do të harrohen meqë kushtet e jetës për banorët e këtyre fshatrave do të jenë shumë më të lehta për jetë.

Në rend të parë përmend banorët që punojnë në Mitrovicë apo qytetet tjera, mandej nxënësit e shkollave të mesme si dhe qytetarët që kanë investuar.

Banorët vlerësojnë se këto investime në Shalë të Bajgorës kanë një kuptim të veçantë, sepse do t\'ia kthejnë perspektivën kësaj ane që ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit. 

Theksojnë se është një ndër projektet më të mëdha në këtë rajon pas luftës, e cila do të jetë edhe mundësi për kthimin e të gjithë atyre që janë shpërngulur më herët.

Ndryshe para disa ditësh banorët e këtyre fshatrave patën protestuar para komunës për shkak të vonesës për rregullimin e rrugës në lokalitetin e tyre.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)