Nis asfaltimi i rrugës Kpuz - Qeskovë
Klinë, 26 prill - Sot kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës Kpuz-Qeskovë e cila ka një rëndësi të madhe për banorët e këtyre dy lokaliteteve të Komunës së Klinës.
Rruga është e gjatë 2.3 km për të cilën do të investohen rreth 125 mijë euro.
Nga afër, fillimin e punimeve e ka përcjelle kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota i cili i ka uruar banorët për ketë rrugë.
Nga sot do të krijohen lehtësi për lëvizjen e banorëve të dy fshatrave e sidomos për nxënësit e Qeskovës që vijojnë mësimet në shkollën e Kpuzit, ka thënë me ketë rast kryetari Bashota.
Banorët e këtyre dy fshatrave kanë falënderuar kryetarin Bashota për realizimin e këtij projekti me vlerë të madhe, realizimi i të cilit krijon lehtësi edhe në punimin e tokave bujqësore.
Rëndësia e kësaj rrugë është e dyfishte ngase banorëve të Kpuzit dhe fshatrave tjera u krijohet një lidhje shumë me afër me lokalitetet e Komunës së Pejës.