Nis asfaltimi i rrugës Ekrem Rexha


Prishtinë, 28 prill - Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Ekrem Rexha, pjesë e unazës Qendër, e cila e lidh rreth rrotullimin në lagjen Arbëria me rrethrotullimin në drejtim të Mitrovicës.
Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar në këtë rrugë.
Drejtori i Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi tha se në këtë projekt është zgjidhur edhe çështja e kanalizimit ndërsa sot po vazhdohet me fazën finale, gjegjësisht shtrimin e shtresës së asfaltit.
Durmishi tha se shtresa e asfaltit të kësaj rruge është e përbërë nga tri shtresa, me trashësi prej 18 cm.
Vlera e këtij projekti do të jetë rreth 500 mijë euro.