Ngrica dhe acari përfeshinë aeroportin e Frankfurtit
Frankfurt, 21 janar - Si pasojë e ngricës dhe acarit që ka përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Franfurtit në Gjermani, janë anuluar 300 fluturime, bënë të ditur zëdhënësi i këtij aeroporti.
I ftohti i madh ka krijuar probleme edhe në Francë ku dëbora e dendur, që mbuloi një pjesë të konsiderueshme të Francës, shkaktoi sot aksidente tragjike, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
Një çift spanjoll humbi jetën në një aksident automobilistik në Masivin Qëndror, në autostradën, që lidh Montpellier me Clermont-Ferrand. Në të njëjtin rajon tre ushtarakë humbën jetën në një aksident.
Pranë rajonit Tours, në perëndim të vendit, një drejtues automjeti vdiq në autostradën \"A10\".
Në Savoie, në Alpe, një autobus, që po transportonte shtetas rusë u rrëzua duke shkaktuar 20 të plagosur.