Ngasja e veturës në autostradën Milot-Morinë do të kushtojë 5 euro
Tiranë, 15 dhjetor - Këshilli i Ministrave miratoi vendimin Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë.
Burime ja zyrtare të mediave në Shqipëri tregojnë se tarifa e qarkullimit për automjetet e vogla do te jete 5 euro ndërsa për te rëndat 10 euro.
Dhënia me koncesion për mirëmbajtën e rrugës parashikohet te realizohet ne 3 muajt e pare te viti 2012.
Autoriteti kontraktues propozohet të jetë ministria e Punëve Publike dhe Transportit, e cila ka bërë shqyrtimin dhe vlerësimin e projektit të propozuar për koncesion mbi bazën e analizës së rentabilitetit, fisibilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare.
Ministria e Punëve Publike, do të nisë procedurat për gjetjen e kompanisë që do të kryejë mirëmbajtjen e rrugës në fjalë. Kompania do të zgjidhet me anë të një tenderi.