23 Dhjetor 2024

Ngasësit e traktorëve t'i përmbahen sigurisë se komunikacionit

Prishtinë, 12 korrik - Marrë në konsideratë se në rrugët magjistrale dhe ato rajonale qarkullojnë një numër i madh i traktorëve dhe mjeteve motorike bujqësore në gjendje jo të rregullt, të cilat në shumë raste konsiderohen si faktorë të rrezikimit të trafikut publik, por edhe shkaktar të një numri të madh të aksidenteve, Departamenti i komunikacionit rrugor i Policisë së Kosovës, në kuadër të urdhrit operativ “Sezona verore 2012” do të ketë angazhime  preventive në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në rrugë dhe kontrollimin e mjeteve motorike bujqësore.

Policia do të ketë aktivitete shtesë edhe me fillimin e korrje-shirjeve në Republikën e Kosovës ku vërehet një qarkullim më i shpeshtë i mjeteve motorike bujqësore, ndërsa ka për qëllim ngritjen e shkallës së sigurisë në komunikacion duke identifikuar dhe eliminuar mangësitë dhe parregullsitë e shumta të cilat paraqiten nga ngasësit e mjeteve motorike bujqësore.

Policia e trafikut rrugor, do të kërkoj nga ngasësit e traktorëve dhe mjeteve motorike bujqësore që të përmbushin kushtet minimale të kërkuara me ligjin mbi bazat e sigurisë në trafik e veçanërisht në mbrëmje dhe natën, ngasësit duhet që domosdoshmërish të jenë të pajisur me shenja sinjalizuese ndriçuese.

Për të siguruar të drejtën e qarkullimit në rrugët magjistrale dhe rajonale, ngasësit e traktorëve dhe mjeteve motorike bujqësore duhet të kenë të përmbushur parakushtet e kërkuara me ligj për të qenë pjesëmarrës i barabartë me të tjerët në komunikacion.

Ngasësit e mjeteve motorike përkujtohen sërish se ligji për sigurinë e komunikacionit rrugor, parasheh dispozitat ndëshkimore për kundërvajtësit në trafik të cilat veprime policia obligohet të ndërmerr me qëllim të ngritjes së shkallës së sigurisë në trafik;

§    Neni 122 paragrafi 2, Për mos ndezje të dritave gjatë tërë kohës kur mjeti motorik është në lëvizje, gjoba 25 euro.

§    Neni 302 paragrafi 9, Drejtimi i traktorit apo mjetit të punës, të cilat nuk janë të regjistruara ose i ka skaduar afati i lejes së komunikacionit, gjoba 35 euro.

§    Neni 225 paragrafi 1, Drejtimi i mjetit me veprim motorik pa poseduar patentë shofer, përgatitet fletëparaqitja për gjykatë.

§    Neni 45 paragrafi 1, Shoferi i cili kyçet nga rruga e dheut dhe nuk bën  pastrimin e baltës nga rrotat, gjoba 35 euro.

§    Neni 171 paragrafi 3, Mbulimi i pajisjeve dhe sinjaleve ndriçuese për shkak të ngarkesës jo adekuate, gjoba 35 euro.

Neni 78 paragrafi 1 dhe 2, Shoferi i mjetit që lëvizë ngadalë duhet të tërhiqet në maksimum në anën e djathtë dhe nëse është e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur, të ndalet në qoftë se prapa tij formohet kolona më tepër se 5 mjete, në mënyrë që të lehtësoj lëvizjen e mjeteve të shpejta, kur për një gjë të tillë ka mundësi, gjoba 25 €, 

Ne kërkojmë mbështetje, bashkëpunim dhe koordinim të përbashkët në  veprimet e punëve policore për të arritur qëllimin për siguri dhe ambient më të sigurt të komunikacionit në rrugët e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)