24 Dhjetor 2024

Nga viti 2014 Kosova me 3G dhe 4G

Prishtinë, 8 tetor - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se pas një procesi të gjatë të analizave dhe vlerësimeve nga grupi i ekspertëve, ka kompletuar ciklin e vlerësimit ekonomik të resurseve spektrale të brezeve të radiofrekuencave dhe ka miratuar vendime për liberalizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve mobile brezëgjëra nëpërmjet lejimit të përdorimit të teknologjive të reja që mundësojnë shërbimet e avancuara mobile brezëgjëra, të njohura nga publiku si shërbimet e gjeneratave.

Nëpërmjet një komunikate për media ARKEP-ja ka bërë me dije se vendimi i autoritetit lejon dhe mundëson fillimin e ofrimit të shërbimeve mobile brezëgjera nga ana e operatorëve të rrjetave dhe shërbimeve publike mobile bazuar në aplikimin e parimit të neutralitetit teknologjik. 


“Vendimi krijon mundësinë që operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, sipas kushteve të përcaktuara nga autoriteti të kenë drejtë të implementojnë në kuadër të brezeve që aktualisht kanë në dispozicion (900 MHz dhe 1800MHz) të gjitha ato sisteme/teknologji (si UMTS, WiMax dhe LTE), të cilat mund të bashkëjetojnë me sistemin aktual - GSM”, është bërë me dije në komunikatë.

Po në komunikatë është sqaruar se lejimi i autorizuar nëpërmjet vendimit të autoritetit do të jetë i plotfuqishëm dhe efektiv për shfrytëzim efektiv komercial me fillim nga data 1 dhjetor 2013 për periudhat kohore të harmonizuara me kohëzgjatjen e mbetur të licencave në posedim nga operatorët mobilë të licencuar nga autoriteti.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se ky vendim është marrë në mbështetje dhe zbatim të dispozitave të Ligjit për Komunikime Elektronike, parimeve bazë për rregullimin e tregut të komunikimeve elektronike dhe në referim të prioriteteve dhe objektivave strategjike të specifikuara nëpërmjet dokumentit kornizë të politikave të sektorit të komunikimeve elektronike të Qeverisë së Kosovës për periudhën kohore afatmesme të njohur si 'Agjenda Digjitale 2013 - 2020', si dhe me qëllim të arritjes së objektivave rregullatore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)