22 Dhjetor 2024

Nga nesër, transporti urban do të jetë falas në Prishtinë për një muaj

Prishtinë, 30 nëntor - Transporti urban në Prishtinë do të jetë falas për një muaj. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se për një kuaj rresht, duke filluar nga nesër transporti do të jetë falas për qytetarët prishtinas.

“Meqenëse tani jemi në pandemi, atëherë rreziku nga sëmundjet respiratore është i lartë. Prandaj, kemi vendosur që muajin dhjetor i gjithë Transporti Publik në Prishtinë të jetë falas. Kjo do të na kushtojë një pjesë të buxhetit por mendojmë se ja vlen."

''Një anë e mirë e Covidit janë maskat që do të na mbrojnë edhe më shumë nga maskat. Ndërsa apeli kryesor është i mos përdorimit të paneovjshëm të veturave”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kryekomunari ka kërkuar nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm për mbrojtjen e shëndetit në kohë pandemie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)