25 Dhjetor 2024

Nga nesër regjistrimi i automjeteve nuk mund të behët pa i paguar gjobat

Prishtinë, 31 maj - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur për qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 1 qershor 2018, nuk mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor.

MPB thekson se sipas Ligjit për Automjete, Nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Ky vendim sipas MPB-se i shërben rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtesë në trafik.

Po ashtu, qëllim i këtij vendimi është parandalimi dhe zvogëlimi i numrit aksidenteve në trafik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)