Nga 2017-ta nuk do ketë më roaming

Bruksel, 30 qershor - Që prej qershorit të vitit 2017 do të hiqet tarifa roaming dhe qytetarët mund të komunikojnë mes njëri-tjetrit nga shtete të ndryshme, pa paguar një tarifë shtesë.
Bashkimi Europian arriti marrëveshjen që, qytetarët e 28 shteteve anëtare në vitin 2017 do pushojë së ekzistuar roaming. Në marrëveshje përfshihet gjithashtu edhe interneti.
Për një dekadë, Komisioni Europian ka qenë vazhdimisht duke punuar për të ulur tarifat e roaming brenda BE-së. Çmimet roaming për thirrjet, SMS-të dhe internetin kanë rënë me 80% që nga 2007.
Roaming sot është 91% më lirë në krahasim me vitin 2007. Nga prilli 2016, roaming do të bëhet edhe më e lirë.
Nga qershori i dy viteve më pas, kur ne të udhëtojmë nëpër Europë dhe të përdorim telefonin tonë celular, do të paguajmë të njëjtat tarifa si në vendin tonë, për thirrje telefonike, SMS dhe navigim në internet.