Nesër në Londër mbahet konferenca me investitorë për PTK-në
Prishtinë, 21 maj - Nesër, në Londër, mbahet konferenca me investitor potencial për Postën dhe Telekomin e Kosovës. Konferenca ka për qëllim prezantimin para investitorëve të potencialit investues në Postën dhe Telekomin e Kosovës.
Në konferencë do të prezantohet kompania, zhvillimet në tregun e telekomit në Kosovë dhe procesi i privatizimit të PTK-së, ndërsa investitorët do të kenë mundësinë të shprehin qëndrimet e tyre dhe të shtrojnë pyetje për këtë proces.
Ndryshe, pjesëmarrjen në konferencë e kanë konfirmuar investitorë nga e gjithë bota, gjë që përbën një parametër shumë pozitiv për atraktivitetin e kompanisë.
Konferenca do të udhëhiqet nga Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, ndërsa PTK-në do ta prezantoj Kryeshefi Ekzekutiv, Ejup Qerimi.
Kjo konferencë organizohet nga Këshilltari i Transaksionit i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së.